Telenews

Gjakovë, konfiskohen telefona e stimulantë seksualë

Njësia e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës ka organizuar operacion në Gjakovë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshëm.

“Gjatë këtij plani operativ, janë kontrolluar gjashtë subjekte të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

“Mallrat përfshijnë, 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje “Airpods”, 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako çaj për dobësim dhe 88 pako të ndryshme të stimulantëve seksualë”.

“Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës”.

 

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj