Telenews

Këto janë dhjetë rrugët më të bukura në botë sipas shkencës

Për të veçuar rrugët më të bukura në botë, agjencia angleze e pasurive të patundshme “Get Agent” kreu një sondazh duke përdorur softuerin e gjurmimit të syve për të përcaktuar se cilat rrugë tërheqin më shumë vëmendjen e njerëzve, shkruan envols, përcjell Demokracia.

Metodologjia ishte e thjeshtë: 40 pjesëmarrësve iu prezantuan imazhe të 50 rrugëve të konsideruara piktoreske nga e gjithë bota. Softueri i gjurmimit të shikimit studioi më pas lëvizjet e syve të tyre, sa kohë shikonin në secilën skenë dhe numrin total të shikimeve, duke zbuluar imazhet më tërheqëse.

Bien në sy rrugët e famshme si rruga e pabesueshme Lombard në San Francisko, por edhe ato befasuese dhe të fshehura, si rruga Herbert Baker, një rrugë rezidenciale në periferi të Pretorias, Afrika e Jugut. Megjithatë, shumica e këtyre rrugëve kanë një gjë të përbashkët: lulet, ngjyrat dhe pak atmosferë fshati!

10 rrugët më të bukura në botë sipas hulumtimit:

Tetsugaku No Michi, Kyoto (Japoni)
Rue Principale, Rocamadour (Francë)
Via Baldassarre Galuppi, Burano (Itali)
Rruga Herbert Baker në Gronkloof, (Afrika e Jugut)
Rruga Lombard në San Francisko, (ShBA)
Circus Lane, Skoci
Cirku në Bath, Somerset (MB)
Gold Hill në Shaftesbury (MB)
Lijnbaansgracht në Amsterdam, (Holandë)
Orchard Road (Singapore).

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj