Telenews

Rënie e shitjeve të telefonave, ja cila kompani dominon tregun

Hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint ka publikuar një analizë të tregut për tremujorin e tretë, kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave.

Sipas raportit për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8 për qind në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analiza e fundit e Counterpoint sugjeron se kërkesa më e dobët e konsumatorëve për telefona të rinj, është arsyeja kryesore për rënien e shitjeve.

Nga ana tjetër, tregu shënoi një rritje më të vogël prej 2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që ndoshta është ndikuar nga shpallja e serisë të iPhone 15.

Kur bëhet fjalë për prodhuesit e caktuar, Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse për sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20 për qind të shitjeve totale.

Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16 për qind të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12 për qind.

Lista e top 5 prodhuesve me shitjet më të mira është rrumbullakosur nga Oppo dhe vivo. /Telenews.al/

Të ngajshme

Apple Maps ka marrë një funksion të ri

KushtrimGuraj

Një vend robotësh dhe trenash me shpejtësi të lartë që ende përdor faksin: Pse gjiganti i teknologjisë Japonia është kaq vonë me dixhitalizimin?

KushtrimGuraj

Poco M7 4G me bateri të madhe prej 7000 mAh

Valjeta Turkaj