Telenews

Haziri e krahason qeverisjen në Gjilan me këtë kategori njerëzish

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtët qytet që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Alban Hysenin.

Haziir ka thënë se LVV-ja në Gjilan është duke administruar, pasi nuk po qeverisë.

Ai thotë se janë dy vite të humbura për qytetarët e Gjilanit, duke thënë se qytetarët kanë pakënaqësi të mëdha.

”Udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh! Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe”.

”Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç. Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”, ka thënë Haziri. /Telenews.al/

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani