Telenews

Kryeqytetasit protestojnë pasi Gjykata Komerciale bllokoi Rrugën A

Banorët e kryeqytetit janë mbledhur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit për bllokimin e punimeve në Rrugën A.

Kjo protestë që po mbahet sot, vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge, që mendohet se është një prej segmenteve që do të shkarkojë jashtëzakonisht trafikun në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës e ka konsideruar një vendim të tillë si politik, meqë gjyqtarja që e ka marrë vendimin është motra e deputetes Fitore Pacolli.

Ndërkohë nga Gjykata Komerciale kanë kërkuar përmbajtje nga deklarimet derisa kjo çështje të marrë epilog final. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vendosja e tarifave ndaj aleatëve është ‘krejtësisht e gabuar’, thotë Starmer

Donat Hashani

Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me tarifa janë të papranueshme

Donat Hashani

“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Donat Hashani