Telenews

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi Joao Pedro do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Sulmuesi brazilian mungoi edhe në ndeshjen e fundit kampionale të Chelseat ndaj Tottenham Hotspurit, pasi lëndimin e kishte pësuar gjatë stërvitjes.

Alonso ka bërë të ditur se klubi është ende duke kryer vlerësime për të përcaktuar shkallën e lëndimit, ndërsa ka pranuar se mungesa e 25-vjeçarit do të jetë një goditje për ekipin.

“Ai ka një dëmtim në kofshë. Ai do të mungojë disa javë. Le të shohim sa. Ai është lojtar kyç. Do të na mungojë. Por duhet të jemi të gatshëm të përballojmë dëmtimin dhe të jemi garues dhe të fitojmë ndeshje me lojtarët që kemi në dispozicion. Kjo është situata”, ka thënë trajneri spanjoll.

Joao Pedro është njëri prej sulmuesve kryesorë të Chelseat. Në këtë edicion, ai ka luajtur në shtatë ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe dhënë tri asistime.

Të ngajshme

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj