Telenews

Dalin shifrat shokuese, kaq pacientë morën shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente për nëntë muaj

Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente në QKUK, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë kështu institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur QKUK, përmes një njoftimi drejtuar mediave.  Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe  995 operacione emergjente mjekësore.

“Numri i vizitave sipas profileve mjekësore: -16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit, -20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike, -11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë. -14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë”, thuhet në njoftim. /Telenews.al/

Të ngajshme

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj

Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë: Tradhtare e kombit –

KushtrimGuraj

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj