Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga debutimi zyrtar i Kosovës në UEFA, kur “Dardanët” barazuan 1-1 ndaj Finlandës në ndeshjen e parë zyrtare të tyre.
Më 5 shtator 2016, Kosova zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare si përfaqësuese, duke luajtur si mysafire ndaj Finlandës. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa golin për Kosovën e shënoi Valon Berisha.
Nga ai ekip historik, vetëm Milot Rashica dhe Vedat Muriqi vazhdojnë të jenë pjesë aktive e “Dardanëve”. Pjesa tjetër e futbollistëve ose janë pensionuar, ose nuk janë më pjesë e grumbullimeve të Kombëtares.
Formacioni i parë historik i Kosovës në atë ndeshje ishte: Ujkani; Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Kryeziu; Rashica, V. Berisha, Alushi, B. Berisha; Bunjaku.
Në bankën rezervë atëherë ishin edhe emra si Besar Halimi, Bersant Celina, Alban Meha, Bajram Jashanica, Avni Pepa, Herolind Shala, Granit Kolshi, Flamur Neziri, Valmir Sulejmani, Eroll Zejnullahu, Sinan Bytyqi dhe Vedat Muriqi.
Dhjetë vjet pas asaj ndeshjeje historike, vetëm Rashica dhe Muriqi nga ai brez vazhdojnë të jenë të grumbulluar me Kombëtaren. Të dy janë ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, këtë muaj, Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Fidan Aliti dhe Valon Berisha njoftuan zyrtarisht pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës.
Kështu, me kalimin e viteve, pjesa më e madhe e gjeneratës që shkroi historinë e parë të “Dardanëve” tashmë është larguar nga Kombëtarja, ndërsa Rashica dhe Muriqi mbeten dy prej emrave të vetëm që vazhdojnë të jenë aktivë nga ai formacion historik.

