Telenews

Dalipi shkëlqen në Zvicër, tregon për interesimin e Kosovës dhe Shqipërisë –

Lutfi Dalipi po kalon një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit zviceran, ndonëse është vetëm 20-vjeçar.

Futbollisti i Vaduzit, i huazuar nga Young Boys, ka realizuar tri gola dhe ka dhënë shtatë asistime në tetë ndeshjet e para të sezonit, duke u renditur ndër lojtarët më të spikatur në kampionat.

Ndeshjen e radhës, Vaduz e luan të dielën nga ora 14:00 në shtëpi, ku do të përballet me kampionin në fuqi, Thunin.

Dalipi ka të drejtë të luajë për disa përfaqësuese, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë. Aktualisht, ai është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës.

Në një intervistë për mediumin zviceran “20 Minuten”, Dalipi ka folur edhe për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke bërë të ditur se për momentin është i fokusuar te Zvicra U21.

“Unë jam ende i ri. Nuk duhet të mendoj se jam lojtari më i mirë në Zvicër vetëm se kam debutuar. Duhet të qëndroj i qetë. Shqipëria dhe Kosova kanë provuar të më kontaktojnë. Synimi im është të luajë për Zvicrën U21 për momentin, e më pas do të shohim”, ka deklaruar Dalipi.

Mediumi zviceran ka bërë të ditur gjithashtu se për Dalipin është shfaqur interesim i menjëhershëm nga disa prej klubeve të mëdha të Zvicrës.

Të ngajshme

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj