Telenews

Del çmimi, ja sa duhet të paguani çdo muaj nëse doni Facebook dhe Instagram pa reklama

pas-twitter-tronditje-edhe-ne-facebook,-priten-pushime-masive-nga-puna

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Evropë po marrin opsionin për të paguar për versionet pa reklama të platformave të mediave sociale, si një mënyrë për të respektuar rregullat strikte të kontinentit për privatësinë e të dhënave, tha të hënën Meta.

Duke filluar nga nëntori, përdoruesit në shfletues desktop mund të paguajnë rreth 10 euro në muaj ndërsa përdoruesit e iOS ose Android do të paguajnë afërsisht 13 euro. Çmimet më të larta pasqyrojnë komisionet e ngarkuara nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google për pagesat brenda aplikacionit, tha kompania në një postim në blog.

Tarifa do të mbulojë të gjitha llogaritë e lidhura në Facebook dhe Instagram deri në mars, kur Meta do të fillojë të tarifojë 6 euro për çdo llogari shtesë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Yllka Gashi

‘Po del jashtë kontrollit’, 1 mijë ekspertë ngrenë alarmin: Mos avanconi shumë me ‘IA’

Yllka Gashi

OpenAI pranon se inteligjenca e saj artificiale u përpoq të hakëronte kompani të tjera

Blearta