Telenews

Sot luhet super-derbi i futbollit kosovar

Sot në Superligën e Kosovës në futboll do të luhen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të.

Padyshim që vëmendja do të jetë në Suharekë, atje ku Ballkani do ta pret Dritën, ku suharekasit janë në vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Drita në të dytin me 22.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Gjilanit dhe Feronikelit, ku të dy ekipet kanë nga 11 pikë dhe renditen në pozitat 7 dhe 8.

Ndërsa, Prishtina me trajnerin e ri do të udhëtojë për në Malishevë, ku kryeqytetasve iu duhet vetëm fitorja për të mbetur në ritëm me vendin e tretë në tabelë që është Llapi.

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telenews.al/

Të ngajshme

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal

KushtrimGuraj

KBF Peja 03 zyrtarizon përforcimin e ri – Enisa Kamerolli i bashkohet ekipit pejan

KushtrimGuraj

Garonin për vendin e parë, Kosova U20 humb thellë nga Turqi

Donat Hashani