Telenews

Reagon edhe kryetari i PDK-së për protestën e specialëve

Kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me protestën e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo është e vërteta e kësaj qeverie.

“Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë”.

“Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”.

“Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, ka thënë Krasniqi. /Telenews.al/

Të ngajshme

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

KushtrimGuraj

Kusari: Kosova po dështon të mbrojë gazetarët, të zbatohen obligimet ndërkombëtare e vendore

KushtrimGuraj

Moti për sot

KushtrimGuraj