Telenews

Qëndronin ilegalisht në Zvicër, policia i gjen dy kosovarët të fshehur në dollap

Dy kosovarë u gjetën të fshehur në një dollap nga Policia Kantonale e Zurichut.

Të hënën, hetuesit policorë i ranë zilës së një apartmenti në Winterthur.

Sipas një komunikatë për media, thuhet të pranishmit e kishin hapur derën me vonë, çka i shtyri policët të dyshonin se brenda mund të ishin edhe persona të tjerë.

Kështu, në konsultim me Prokurorinë Publike, policia kreu bastisje në këtë banesë, ku dy u gjetën dy kosovarët, të cilët ishin fshehur brenda dollapit.

Brenda këtij apartmenti, autoritetet zvicerane gjetën edhe mjete të cilët dyshohet që janë përdorur në vjedhje.

Të dy kosovarët, u arrestuan.

Në pranga përfunduan edhe një grua e moshës 25 vjeçare, e cila është pronarja e banesës si dhe një grua tjetër, 43-vjeçare.

Sipas policisë, dy burrat nga Kosova të moshës 30 dhe 40 vjeçare, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje.

Thuhet se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër. /Telenews.al/

Të ngajshme

Historike: Kosovari nga Mitrovica zgjedhet kryetar i një komune në Gjermani

KushtrimGuraj

Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme

KushtrimGuraj

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

KushtrimGuraj