Telenews

PDK i reagon ashpër Gjykatës Speciale

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin ndaj aksioneve të bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve të kësaj partie.

PDK thotë se për të këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike.

LEXO EDHE:

Zyrtare: Pensionohet ky lojtar i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll

“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaq dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore”.

PDK shton se Dhomat e Specializuar të Kosovës janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve.

“Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët”.

PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë “fushatë përndjekëse” dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre. /Telenews.al/

Të ngajshme

Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

KushtrimGuraj

Shpëtohet mrekullisht fëmija pas rënies në ujë në një restorant në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

KushtrimGuraj

FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje

KushtrimGuraj