Telenews

Vdes një person në Malishevë, një tjetër dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një person ka humbur jetën në Malishevë si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Lajmin për Paparaci.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili gjithashtu ka njoftuar se një i lënduar është dërguar në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente të policisë.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj. /Telenews.al/

Të ngajshme

Nisin deklaratat përfundimtare lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

Yllka Gashi

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kontrollohen dy lokacione në Prishtinë, çka sekuestroi Policia?

Yllka Gashi