Telenews

Aktivisti i PSD futet mes deputetëve të VV-së teksa pinë kafe, ju thotë një fjalë të rëndë

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka publikuar një video në rrjetin social ‘tik-tok’ ku një aktivist i partisë që drejton Dardan Molliqaj iu është afruar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin qendror të Prishtinës teksa pinin kafe dhe iu ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit.

Personi që incizon videon dëgjohet teksa i thotë deputetit Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi “a s’po iu vjen marrë që e keni pranu Zajednicën”.

“S’keni lanë njeri pa i thanë serbofil, e hajn e tradhtar e spiun, tash s’po folni”, iu drejtohet të tre deputetëve të VV-së.

Aty afër ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila bashkë me disa deputetë të tjerë të partisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Valjeta Turkaj

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Valjeta Turkaj

Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Valjeta Turkaj