Telenews

Progni fiton rastin në FIFA ndaj Llapit, ja sa detyrohet të paguaj klubi llapjan

Sulmuesi Gerhard Progni i cili shkëlqeu në Superligën e Kosovës ka fituar gjyqin në FIFA me skuadrën e Llapit.

Progni u transferua te skuadra e Tahir Batatinës në qershor të vitit 2022, por aventura e tij nuk zgjati shumë, pasi lojtari në sezonin pranveror, më saktë në prill të vitit 2023 u largua nga KF Llapi, në atë kohë për arsye të paqarta.

Megjithatë, futbollisti pas largimit ka vendosur që t’i drejtohet FIFA-s, për pagat e prapambetura nga klubi i Llapit.

Progni nuk ishte paguar prej disa muajsh te KF Llapi, e më pas çështja e tij pas largimit shkoi në FIFA, ashtu siç është rregullorja për lojtarët që llogariten të huaj.

Rasti i Prognit me KF Llapin është zgjidhur tashmë nga ana e FIFA-s, që ka dhënë verdiktin në favor të lojtarit. Futbollisti ka fituar gjyqin ndaj KF Llapit me 7 shtator, 2023. Klubi i Llapit i detyrohet Prognit pagesën e pesë pagave (periudhat shkurt-qershor) dhe një kësti. Sipas burimeve jozyrtare, klubi i Llapit ende nuk ia ka paguar pesë pagat futbollistit nga Shqipëria, Gerhard Progni. /Telenews.al/

Të ngajshme

Bernard Berisha drejt largimit nga Dinamo City

Rrezarta Ramaj

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj