Telenews

Krasniqi e akuzon rëndë Kurtin për Asociacionin

“A u qetësove kryeministër, a je mirë?”, ishin fjalët e para të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, drejtuar Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, pati kritika të mëdha ndaj  kryeministrit Kurti, lidhur me raportimin e tij për draftin evropian të Asociacionit.

Krasniqi në foltore të Kuvendit tha se Kurti ia ka humbur 10 vjet Kosovës duke e kundërshtuar “Zajednicën”, kurse tash të njëjtën po e pranon e mbështet.

Ai, po ashtu, e akuzoi Kurtin se nën kujdesin e tij është hequr njohja reciproke nga dialogu me Serbinë.

“Ti vjen i ngarkum, sepse të ngarkon e kaluara politike, ne vijmë të pangarkum, sepse duam diskutim të hapur për hir të qytetarëve. Sot është vështirë, me ditë a me qeshë a me qajtë me fjalën tënde. A me qeshë se erdh dita 10 vjet më vonë në të njëjtën foltore me mbrojtë Zajednicën, a është me qeshë që na tregon çfarë propozimi ke pranu për Zajednicën. A është për me qajtë për 10 vjet të humbura të Kosovës, të mundësive, të dhunës, përçarjes që ke instalu, të jetëve të humbura që i ke pri e mashtru duke e kundërshtu Zajdenicën që ke ardhë për me mbrojtë, që ke ardhë me lavdu e mbështet”, tha ai.

“10 vjet e ke terrorizu një popull, keni gjujtë molotova, gazlotjellës, zollat kanë kërsitë në këtë ndërtesë, janë sulmu policët e Kosovës, janë lëndu e qorru, njerëzit kanë humbë jetë duke të ndjekë ty në kundërshtim të Zajednicës. Dil tregona, pse e pranove, a ki ndonjë zor? Apo vetëm e ke kuptu që ke qenë gabim, nëse po, dil pranoje, është normale, të gjithë gabojmë, mos u mundo të na shesësh sapun për bukë”, vijoi ai.

Krasniqi i tha Kurtit se nuk e kanë ftuar në Kuvend ta shpallin tradhtar, por vetëm të marrin informata për draftin e Asociacionit.

“Është vështirë me ditë a me qajtë a me qeshë me ty sot. Nuk të kemi thirrë me të shpallë tradhtar e shpiun, as mashtrues, s’të kemi thirrë për me të etiketu, ti je ai njeri që e ke ndërtu krejt karrierën kështu. Të kemi thirrë me tregu për një vendim, marrëveshje e ka pranu… arsyeja është transparenca. Ke gjetë kohë ambasadorët me i informu e jo deputetët e qytetarët”, tha ai.

Krasniqi tha se njohja de-facto nuk ka ndonjë vlerë si paraqitet nga kryeministri Kurti. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja de-jure nga Serbia, të cilën, sipas Krasniqit, Kurti ka dështuar ta arrijë.

“S’besoj që njerëzit që të kanë votu ndihen mirë, kur ti ke thënë se nuk shkoj në dialog pa kushte, pastaj ke shku. Pas sulmit terrorist ke thënë nuk shkoj njëherë, prapë ke shku. Asociacionin ke thënë s’e pranoj, tash e ke pranu. Tregona çka është ky Asociacion, a shkrun Asociacioni thye bashkësia, a shkrun në serbisht Zajednica, këtë tregona”, tha ai. /Telenews.al/

Të ngajshme

Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë

Erzana Fazliu

Daut Haradinaj reagon për largimin e nxënëses me simbole kombëtare: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Erzana Fazliu

A do të ndodhë rundi i ri i dialogut më 17 dhjetor – çka tha Qeveria, Lajçaku dhe BE?

KushtrimGuraj