Telenews

Qeni kafshon një fëmijë në Gjakovë, nuk gjendet ilaq kundër helmimit nga kafshimi

 

 

Sulmet nga qentë në vendin tonë janë në rritje dhe kjo është një dukuri shqetësuese që ka vënë në alarm qytetarët për të kërkuar veprime konkrete nga Komunat. Ditëve të fundit Sinjali ka raportuar për dy raste të tilla, ku viktima kanë qenë fëmijët.

Një sinjalizues ka njoftuar Gazetën se gjatë ditës së sotme, një fëmijë është sulmuar nga një qen në Gjakovë.

LEXO EDHE KETE

Komuna e Prishtinës apelon qytetarët: Kujdes nga erërat e forta dhe kushtet atmosferike

Sipas sinjalizuesit, fëmija është dërguar për shërim në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, mirëpo shërim nuk gjeti.

Siç raporton sinjalizuesi, në spital por edhe në barnatore ka mungesë të vaksinave kundër helmimit nga kafshimi i kafshëve.

Sinjali do të ju mbajë të informuar rreth rastit./Telenews/

Të ngajshme

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Donat Hashani

Donald Tump, “kryezjarrfikësi” që po shuan zjarre, por që s’e vë re prushin në Kosovë

Donat Hashani

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Donat Hashani