Telenews

Aksident i rëndë në Durrës, vdes një 18-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, tek ura e Dajlanit.

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonte doli nga rruga, duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj, raporton Euronews.al.

18-vjeçarja V. G., ishte pasagjere në mjet, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesi, 26 vjeçari A.XH., si dhe dy këmbësorë, T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.

Euronews.al ka mësuar se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj