Kryeministri Albin Kurti sot i është drejtuar aktivistëve të VV-së në një mbledhje. Në fjalimin e tij, Kurti foli për aktivistin e ndjer Astrit Dehari që sot e ka 7-vjetorin e vdekjes.
Si gjithmonë, Kurti e kujton Astritin vetëm kur ka përvjetore dhe se se asnjë hap përpara nuk e ka bërë për ta zbardhur çështjen e vdekjes së tij.
Ku u shpenzuan mbi 8 mijë euro nga ministri Vitia dhe zëvendësit e tij?
Albin Kurti drejtoi gishtin ka sistemi i drejtësisë duke u ankuar pse s’po zbardhet çështja.
“Sot është data 5 nëntor dhe në po vijmë këtu pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt ne burg, ku po mbahet padrejtësisht, për arsye politike 7 vjet më parë”, tha ai.
Ai tha se drejtësia mund të vonojë, por do të vijë.
“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet.”, tha Kurti./Telenews/