Telenews

ChatGPT sfidon Google Translate me funksionin e ri

OpenAI ka lansuar ChatGPT Translate , një mjet të pavarur përkthimi në internet që mbështet mbi 50 gjuhë dhe pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Google Translate .

Të dy shërbimet duken vizualisht të ngjashme: të dyja kanë dy kuti teksti – një për të shtypur ose ngjitur tekstin dhe një tjetër që shfaq rezultatet e përkthyera.

Megjithatë, ka disa dallime të dukshme.

Google Translate u lejon përdoruesve të ngarkojnë imazhe e dokumente të ndryshme për përkthim.

Faqja kryesore e ChatGPT Translate vëren se mund të përkthejë nga teksti, imazhet dhe zëri, por mbështetja për imazhet nuk është ende e disponueshme.

Uebsajti për desktop mbështet vetëm përkthimin nga teksti, ndërsa shfletuesit ju lejojnë të përdorni tekstin ose mikrofonin e pajisjes suaj.

Aktualisht nuk ka asnjë shenjë të një aplikacioni ChatGPT Translate në dyqanet e aplikacioneve të Apple ose Google, ndryshe nga Google Translate, i cili është i disponueshëm si faqe interneti dhe si aplikacion.

Të ngajshme

Dosja Epstein nxit valë dezinformimi me imazhe të rreme të gjeneruara nga AI

KushtrimGuraj

Pse filmat në televizorin tuaj të ri 4K duken jo natyralë – fikeni këtë opsion

KushtrimGuraj

iPhone 17 Pro Max, telefoni me baterinë më të fuqishme

Valjeta Turkaj