Telenews

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën –

Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kthyer në burg në Hagë pas vizitës në Kosovë.

Specialja përmendi se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lejua nga Trupi Gjykues për “arsye humanitare bindëse. Gruaja e tij, siç u bë e ditur këto ditë, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, shkruan Gjykata në web-faqen zyrtare.

“Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet aty.

Të ngajshme

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur –

KushtrimGuraj

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 19 me të lënduar dhe asnjë me fatalitet –

KushtrimGuraj

Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…