Telenews

Rama uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, kujtesa jonë kombëtare –

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila shënohet më 22 nëntor.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një video, Rama ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë e shkronjave shqipe në ruajtjen e kujtesës dhe identitetit kombëtar.

“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama.

Dita e Alfabetit shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit, të mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, ku u mor vendimi historik për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Të ngajshme

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari –

KushtrimGuraj

RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë –

KushtrimGuraj

Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…