Telenews

Ndahet nga jeta ish-punëtori i KEK-ut, Qamil Krasniqi –

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) ka njoftuar për vdekjen e ish-punëtorit të KEK-ut, Qamil Nuhi Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Përmes një njoftimi mortor, sindikata ka shprehur pikëllimin për humbjen e Krasniqit, duke bërë të ditur se ai ishte pensionuar gjatë këtij viti, pas shumë vitesh kontributi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit, Qamili ishte pjesë e Sindikatës së Re të KEK-ut që nga themelimi i saj dhe kishte qëndruar besnik ndaj organizimit sindikal deri në pensionim.

Sindikalistët e kanë kujtuar atë si koleg dhe mik të përkushtuar, duke vlerësuar solidaritetin dhe kontributin e tij ndër vite.

Në emër të kryesisë dhe anëtarëve të sindikatës, familjes Krasniqi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u janë shprehur ngushëllime.

Varrimi i Qamil Krasniqit do të bëhet sot, më 22 nëntor 2026, në orën 14:30, në varrezat e fshatit Makovc, në lagjen Hamzaj.

Të ngajshme

Sot në Llapushnik zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit –

KushtrimGuraj

Nga LVV e PDK, te LDK e AAK, solidaritet ndërpartiak për Jakup Krasniqin

Rrezarta Ramaj

ASK zbulon numrin e përfituesve të skemave sociale, ja sa veteranë marrin pension

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…