Telenews

ASK zbulon numrin e përfituesve të skemave sociale, ja sa veteranë marrin pension

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026, duke paraqitur numrin e qytetarëve që kanë përfituar nga mbështetja financiare e shtetit.

Sipas statistikave të ASK-së, pjesa më e madhe e përfituesve janë të përfshirë në skemat pensionale, ndërsa mbështetja sociale vazhdon të përfshijë edhe familjet në kushte të vështira ekonomike dhe kategoritë e dala nga lufta, transmeton lajmi.net.

Në mesin e skemave të përfshira janë pensionet e moshës, pensionet familjare, ato për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, si dhe pensionet për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe punëtorët e Trepçës.

Statistikat përfshijnë gjithashtu veteranët e luftës, shtesat për fëmijë dhe përkrahjen financiare për lehonat.

Nga të dhënat e publikuara vërehet se pensionet bazike të moshës përbëjnë kategorinë me numrin më të madh të përfituesve. Në këtë skemë, gjatë tetorit janë regjistruar gjithsej 174 mijë e 399 përfitues.

Ndërkaq, në skemën e veteranëve të luftës janë evidentuar 39 mijë e 777 përfitues.

Në anën tjetër, numri më i ulët i përfituesve figuron në skemën e mbështetjes financiare për lehonat e papunësuara, ku janë regjistruar 7 mijë e 53 përfituese.

ASK ka publikuar edhe të dhënat e detajuara për të gjitha kategoritë e përfshira në skemat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026.

Të dhënat e publikuara nga ASK:

Të ngajshme

Nga LVV e PDK, te LDK e AAK, solidaritet ndërpartiak për Jakup Krasniqin

Rrezarta Ramaj

Cilat ushqime të shpejta janë më të shëndetshme? Nutricionisti vlerëson 10 ushqimet më të zakonshme që konsumohen në bare

Rrezarta Ramaj

Protesta para Akademisë së Arteve, Rama buzëqesh dhe fton protestuesit në dialog: Hajdeni!

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…