Telenews

Mbyllet xhiro e shtatë, kjo skuadër po i prin bindshëm tabelës në basketbollin kosovar

Në vikendin që lamë pas u mbyll edhe xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.

Në këtë xhiro arritën fitore dy skuadra favorite, derisa dy të tjera mund të themi se u befsuan.

Vëllaznimi e mposhti Prishtinën në ”Shani Nushi” të Gjakovës, duke arritur fitoren e tretë me rradhë.

Prizreni arriti fitore ndaj istogut pa ndonjë telashe dhe tash i shmanget paksa fundit të tabelës.

Derbi dramatik i xhiros i takoi Yllit që triumfoi pas vazhdimeve ndaj Trepçës në ”Minatori”.

Dhe në ndeshjen e fundit, Peja arriti fitore ndaj Bashkimit, për të vazhduar e pamposhtur.

Pas shtatë xhirove, Peja kryeson bindshëm renditjen tabelare me 7 fitore nga 7 ndeshje, ndërsa ndjekësi i parë është Trepça me 5 fitore e 2 humbje. /Telenews.al/

Në xhiron e ardhshme takohen:

Bashkimi – Ylli.

Trepça – Istogu.
Prizreni – Prishtina.

Vëllaznimi – Peja.

Tabela aktuale është kjo:

 

Të ngajshme

Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

Valjeta Turkaj

Kyle Walker transferohet nga Manchester City te Burnley

KushtrimGuraj

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

KushtrimGuraj