Telenews

Këshilltari i Osmanit i reagon ashpër Dedajt pas dëshmisë së tij në Speciale

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, e ka quajtur gënjeshtar Gjergj Dedajn, ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Derisa po dëshmonte në Gjykatën Speciale në Hagë të hënën, Gjergj Dedaj tha se është “larguar dhunshëm, brutalisht” nga pozita e ambasadorit me urdhër të “të ashtuquajturës presidente Osmani”.

LEXO EDHE:

Mësohet agjenda e Lajçakut, takim që nuk ishte pritur me disa personalitete…

Për këtë deklaratë, Kupina tha se Dedaj ka gënjyer në Gjykatë Speciale.

“Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me Presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia. Presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës”, ka thënë Kupina. “Ti e di këtë, por s’të pëlqen ky fakt. Prandaj sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve.”

“Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj. Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s’e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra!”, ka thënë Kupina.

Këshilltari i presidentes tha se Presidenca është ende në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj. /Telenews.al/

Të ngajshme

Edon Zhegrova zbarkon në Itali, pritet të firmos me Juventusin

Erzana Fazliu

Konsoni: Lider në prodhimin e pulave dhe vezëve në Kosovë

Erzana Fazliu

Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Erzana Fazliu