Telenews

Zyrtare: Peja rikthen këtë basketbollist në ekip

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e basketbollit, Peja e ka konfirmuar sot rikthimin e Larry Thomas në skuadër.

Verdhezinjët kanë njoftuar se basketbollisti amerikan që mbrojti ngjyrat e klubit në edicionin e kaluar, do të rikthehet përsëri.

”Po kthehet Kampioni n’shpi. Çfar lajmi i bukur miq, një ditë para ndeshjes historike me Niners Chemnitz, kemi arritur të zyrtarizojmë rikthimin e Larry Thomas. Larry do arrijë në Pejë gjatë muajit Nëntor, ndërsa ne shihemi nesër në Karagaç me fillim nga ora 19:00”, shkruan njoftimi i klubit pejan.

AsistiOnline.com ka mësuar se edhe skuadra e Trepçës, sivjet ishte e interesuar për transferimin e Thomas dhe kishte pasur edhe bisedime me të.

Thomas te Peja ishte paraqitur në edicionin e kaluar në 16 ndeshje të Superligës së Kosovës me 12.8 pikë, 4.5 asiste e 4.3 kërcime. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Sot ndeshja e fundit në karrierë për dy legjenda të futbolli

Donat Hashani

Fisnik Asllani befason me përgjigjen kur pyetet për interesimin e Barcelonës

Donat Hashani

Sonte dy përballje të forta edhe në basketbollin kosovar

Donat Hashani