Telenews

Konjufca takon ambasadorin e ri të Shqipërisë: Neve na bashkon gjithçka

 

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj, me të cilin thuhet se bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe për mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat.

Konjufca vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi.

“Kosovën dhe Shqipërinë e bashkon gjithçka”, tha Konjufca në këtë takim, teksa shtoi se “mbi këtë premisë ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin e shumanshëm”.

Ndërkaq ambasadori Malaj konfirmoi përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.

Gjatë takimit thuhet se u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e Kosovë, ndërsa u vlerësua se “zgjerimi i bashkëpunimit paraqet interes reciprok për të dyja vendet”.

Ambasadori Petrit Malaj pason në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Kosovë ambasadorin e deritashëm, Qemal Minxhozi.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu