Telenews

Drejtori i minierës në Stan Tërg niset për QKUK pas sulmit nga punëtori i Trepçës

 

 

Gazeta pak më parë raportoi për një incident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën në Stan Tërg, ku është sulmuar fizikisht Ushtruesi i Detyrës së drejtorit, Bahri Karaça.

Karaça në një prononcim për Sinjalin bëri të ditur se si pasojë e sulmit ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

LEXO EDHE KETE

Sulmohet fizikisht U.D së drejtorit të minierës në Stan Tërg

“Jam duke shku në Prishtinë, në Emergjencë, e konfirmoj se e kam pasë një sulm prej një personi. Ishim në Emergjencë në Mitrovicë, tash po shkojmë në Prishtinë”, tha Karaça.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një vërejtjeje me shkrim që i është shqiptuar të dyshuarit, i cili është punëtor në Trepçë.

Karaça u shpreh se nuk ka informacione ende, nëse është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Po, po, punëtor në Trepçë. Ia kena dhanë një vërejtje me shkrim, i kena thanë që s’bon ashtu. E kemi njoftu Policinë. Ai ka ikë menjëherë, nuk e di a e kanë zanë Policia”, tha për Sinjalin U.D drejtori i minierës në Stan Tërg.

Të ngajshme

Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për “stërvitje rutinore” me KFOR’in, rrinë deri në fund të tetorit

Donat Hashani

Punime nga KEDS sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani