Telenews

Aktorja tropojane Arjola Demiri pritet në takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

aktorja-tropojane-arjola-demiri-pritet-ne-takim-nga-ambasadori-i-shqiperise-ne-kosove,-petrit-malaj

Aktorja tropojane Arjola Demiri pritet në takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është pritur të mërkurën në një takim të veçantë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nga ambasadori, profesori i mirënjohur Petrit Malaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të nderimit të kujtimit të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti, figurë kyçe e kinematografisë shqiptare dhe model i artit të ndershëm.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Arjola Demiri ndau emocionet e saj nga ky takim, duke theksuar rolin e madh që ka pasur Anagnosti në formësimin e kulturës shqiptare dhe ndikimin e tij të thellë në shpirtin artistik të brezave.

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

“Së bashku me ambasadorin, profesor Petrit Malaj, ndaluam me emocion tek figura e tij e ndritur dhe filmat që e dhanë kinemasë shqiptare shpirt e dinjitet. Anagnosti krijoi në kohë të pamundura, por arti i tij e tejkaloi kohën dhe kufijtë, duke na lënë një trashëgimi që do të mbetet e gjallë sa vetë kujtesa jonë kombëtare”, shkroi Demiri në InstaStory.

Në ambientet e Ambasadës, pranë flamurit kombëtar dhe një fotografie të regjisorit të ndjerë, aktorja shkroi në librin e zisë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të ekranit shqiptar.

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

“Trashëgimia e tij mbetet një dritë që do të udhëheqë brezat e sotëm dhe të ardhshëm drejt vlerave të vërteta të artit dhe kulturës. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm dhe i paçmuar për frymëzimin pa mbarim”, shkroi ajo.

Ky takim përkujtimor është një dëshmi tjetër e respektit të thellë që figura të shquara të artit si Dhimitër Anagnosti gëzojnë në të gjithë trevat shqiptare, si dhe e bashkëpunimit të ngushtë midis përfaqësuesve të artit dhe institucioneve kombëtare.

Të ngajshme

Tifozët e Formula 1 u zemëruan me Kim Kardashian për arrogancën e saj: Ndalohet hyrja për njerëzit që nuk tregojnë respekt

Rrezarta Ramaj

Theret me thikë për vdekje artisti që punoi me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Prishtina sipas Duas, vendet që duhet t’i vizitosh

Rrezarta Ramaj