Telenews

Kurti takon Kallasin: Gjykimi s’ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në Apel –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Kurti tha se gjatë takimit ka kërkuar përkrahjen e Bashkimit Evropian për t’i bërë trysion Serbisë, në mënyrë që Milan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur që, sipas autoriteteve të Kosovës, ishin përgjegjës për sulmin në Banjskë, të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Ai përmendi se më 24 shtator bëhen tre vjet nga sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohen në shkallën e apelit”, tha Kurti.

Kryeministri e përshkroi luftën e UÇK-së si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve nga Serbia, ndërsa tha se shumë krime të forcave serbe ende nuk janë ndëshkuar.

Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai tha se shqiptarët atje përballen me “nënpërfaqësim të theksuar në institucione”, si dhe me atë që e cilësoi si “spastrim etnik administrativ me heqjen e adresave”.

Në fund, Kurti theksoi se Kosova mbetet e përcaktuar për integrimin evropian dhe euroatlantik, ndërsa kërkoi që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë –

KushtrimGuraj

Neziri paralajmëron Qeverinë: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para –

KushtrimGuraj