Telenews

Kurti takon Plenkoviçin: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë takimit, Kurti ka ngritur edhe çështjen e aktgjykimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ai dëshmon, sipas tij, për një “asimetri të padrejtë të përgjegjësisë për luftën” në Kosovë.

“Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, theksova asimetrinë e padrejtë të përgjegjësisë për luftën. Gjithashtu trajtuam çështjen e personave të zhdukur dhe varreve të reja masive të zbuluara në Kosovë, si dhe vështirësitë e shkaktuara nga refuzimi i Serbisë për të hapur arkivat e saj. Një temë tjetër e rëndësishme ishte diskriminimi i vazhdueshëm administrativ ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Kroacinë në fushën e mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zagrebit për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe integrimit më të gjerë euroatlantik.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për sfidat e sigurisë në rajon dhe ndikimin e Rusisë.

“Shkëmbyem mendime rreth sfidave të sigurisë rajonale, ndikimit të Rusisë dhe nevojës për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet vendeve dhe partnerëve tanë”.

Të ngajshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, djali i Thaçit: Vendimi mund të na ketë lënduar, por nuk na ka mposhtur – Beteja s’ka mbaruar –

KushtrimGuraj

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi