Telenews

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Haxhi Millaku, i cili ka njoftuar për vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Edhe vetë Halimi ka reaguar pas vendimit, duke bërë të ditur se trupi gjykues e ka shpallur unanimisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Sot në Gjykatën Themelore për Krime të Rënda në Pejë, u shpalla unanimisht nga trupi gjykues i pafajshëm, si kryeinspektor i MMPH-së, për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për procesin Brezovica”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka thënë se akuzat ndaj tij, sipas tij, ishin ndërtuar pa fakte dhe se provat e paraqitura gjatë procesit kanë çuar në vendimin për pafajësi.

“Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, përballet me prova, e fjalën e fundit e thotë Gjykata”, ka shkruar Halimi.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj