Telenews

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate.

Sipas ministrisë, Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, nën pretendimet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte kërkuar lirimin e tij përmes një shkrese zyrtare drejtuar homologut kroat, Damir Habijan, si dhe kishte diskutuar rastin gjatë një bisede telefonike me të.

Ministria ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve të saj dhe të mbrojnë të drejtat e tyre përballë urdhër-arresteve të Serbisë.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj