Telenews

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për Dhomat e Specializuara, duke theksuar pavarësinë e tyre dhe të drejtën e apelimit për ata që kjo gjykatë i dënon.

Ky qëndrim i BE-së u ripotencua edhe njëherë nga zëdhënësi Kristijan Vigand kur u pyet pyet për nismën e PDK-së në Prishtinë në lidhje me ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në përgjigje, ai nuk e komentoi drejtpërdrejt propozimin, por foli për rolin e gjykatës.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur, i themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që vepron brenda sistemit juridik të Kosovës”, deklaroi Vigand në një konferencë për shtyp, nga selia e BE-së, në Bruksel.

Ai theksoi rëndësinë e punës së këtij institucioni për viktimat dhe familjet e tyre nga siç tha, të gjitha komunitetet.

“Puna e tyre është e rëndësishme për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës”, tha ai.

Vigand rikujtoi se personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktgjykimin përmes apelimit.

“Siç e kam theksuar edhe më parë, personat e dënuar me aktgjykimin e shkallës së parë, natyrisht, kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një panel të veçantë të Apelit të Dhomave të Specializuara”, deklaroi zëdhënësi.

Ai shtoi se mbështetja për gjykatën do të vazhdojë, duke theksuar parimin e përgjegjësisë penale individuale.

“Mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të mbetet e tillë”, tha Vigand. /kp/

Të ngajshme

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi

Panik te Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Yllka Gashi