Telenews

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

Chelsea ka shfaqur interesim për sulmuesin e ri të Milanit, Francesco Camarda, i cili konsiderohet ndër talentet më premtuese të futbollit evropian.

Sipas TEAMtalk, “Blutë” po e ndjekin nga afër 18-vjeçarin italian, i cili më herët kishte tërhequr interesimin edhe të Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Camarda ka vendosur rekorde të rëndësishme që në moshë shumë të re. Ai u bë lojtari më i ri në historinë e Serie A kur debutoi me Milanin ndaj Fiorentinës, në nëntor të vitit 2023, në moshën 15 vjeç e 260 ditë.

Një tjetër rekord e vendosi në Ligën e Kampionëve, ku në moshën 16 vjeç e 226 ditë u bë italiani më i ri që ka debutuar në këtë garë.

Camarda nënshkroi kontratë afatgjatë me Milanin në vitin 2024, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Lecce. Milani më pas aktivizoi klauzolën e riblerjes dhe e riktheu sulmuesin në klub.

18-vjeçari deri tani ka regjistruar 18 paraqitje me ekipin e parë të Milanit, ndërsa interesi i Chelseat vjen në kuadër të strategjisë së klubit anglez për të investuar te talentet e rinj.

Të ngajshme

Panik te Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Yllka Gashi

Erblin Osmani: Gjithmonë kam dashur të luaj për Kosovën, jam shumë krenar –

KushtrimGuraj

Irlanda bën një ndryshim në skuadër para ndeshjes ndaj Kosovës

Yllka Gashi