Telenews

Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve SHBA-Iran

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 100 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan në Nju Jork bisedime “shumë të mira” dhe “shumë produktive”.

Nafta Brent tregtohej rreth 98.41 dollarë për fuçi, ndërsa WTI rreth 95.21 dollarë.

Trump tha se takimi zgjati rreth tre orë dhe se një tjetër takim mes palëve pritet së shpejti, duke rritur shpresat për një zgjidhje diplomatike.

Megjithatë, tensionet mbeten të larta, pasi Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e mbyllur dhe SHBA-ja ka mbajtur bllokadën ndaj porteve iraniane.

Në uljen e çmimeve ndikoi edhe lajmi se Arabia Saudite ka rifilluar operacionet në tubacionin East–West, i cili mundëson transportin e naftës drejt Detit të Kuq pa kaluar përmes Hormuzit.

Të ngajshme

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend? –

KushtrimGuraj