Telenews

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia ndalon dy persona dhe tregon për shkaqet

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po zhvillohet ndeshja Kosovë-Izrael.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit”.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin policor.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj