Telenews

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Java e 11-të e Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës ka sjellë rezultate interesante dhe fitore të rëndësishme në garën për objektivat sezonale.

Liria shënoi fitoren më të thellë të kësaj jave, duke e mposhtur Kikën me rezultat bindës 4-0. Fitore të rëndësishme regjistruan edhe Prishtina e Re, që triumfoi 3-1 ndaj Lepencit, si dhe Vjosa, e cila mposhti Mitrovicën me rezultat 3-0.

Rilindja 1974 fitoi në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 4-1, ndërsa Tefik Çanga triumfoi 3-1 kundër Besës së Pejës.

Në ndeshjet e tjera, Ferizaj mposhti Trepçën 2-0, Vëllaznimi fitoi 2-0 ndaj 2 Korrikut, Istogu triumfoi minimalisht 1-0 kundër Ramiz Sadikut, ndërsa Trepça ’89 e mbylli javën me fitore 1-0 ndaj Dinamos.

Rezultatet e javës së 11-të dëshmojnë konkurrencën në Ligën e Parë, ku çdo pikë ka rëndësi në vazhdim të kampionatit.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj