Telenews

Imami i njohur kosovar punësohet si profesor në Universitetin e Tetovës (FOTO)

Imami i njohur kosovar, Behar Mjekiqi nga tash do të ushtrojë edhe një profesion të ri.

Ai ka njoftuar se nga sot ka nënshkruar kontratë me Universitetin e Tetovës për të ligjëruar me studentët e drejtimit të Sociologjisë të Fakultetit Filozofik në këtë institucion, transmeton Telenews.al

”Për mua një përvojë e re dhe gjithashtu edhe një sfidë që bashkërisht të rrugëtojmë sigurtë në rrugën e diturisë. Jam veçanërisht krenar që kjo përvojë e papërshkruar më është ofruar në Universitetin e Tetovës që mendoj se është një tempull i dijes jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë”, shkruan fillimisht në njoftimin e imamit që ligjëron në njërën prej xhamive në Komunën e Kastritotit.

Mjekiqi poashtu ka njoftuar se gjatë ligjërimit në këtë institucion, ai njëkohësisht do të vijojë studimet e veta të ciklit të tretë në këtë universitet.

Imami kosovar ka sugjeruar gjithë rininë shqiptare anekënd që të regjistrojnë pa ngurim studimet e tyre në Universitetin e Tetovës ku siç thotë ai, sundojnë ambiciet e mëdha shkencore, rregulli, respekti dhe vetëm përparimi. /Telenews.al/

Njoftimi i plotë i Mjekiqit:

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj