Telenews

Qeveria miraton një vendim për shtesat e policëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritjen e shtesave për policët.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se me këtë vendim, shtesat e rrezikshmërisë për policët – sipas propozimit të qeverisë – do të fillojnë të ekzekutohen nga muaji nëntor.

Rreth tetë mijë zyrtarë policorë do të përfitojnë nga shtesat e rrezikshmërisë.

Kurti tha se në një takim që zhvilloi dje me përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese, i garantoi ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët.

Ai tha se në projekt-buxhetin e vitit 2024 do të ketë rritje të investimeve kapitale për Policinë.

Të ngajshme

Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë –

KushtrimGuraj

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë –

KushtrimGuraj

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia –

KushtrimGuraj