Telenews

Qeveria deklarohet pas takimit Bislimi – Lajçak në Bruksel

 

 

Qeveria e Kosovës është deklaruar pas takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel tha se një ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se për këtë pikë e ka bërë të qartë pozicionin e Kosovës dhe u zotua që drafti i propozuar nga ndërmjetësit është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Në takim, u trajtuan tema të cilat ndërlidhen me zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara të 21 tetorit.
Ky ishte takimi vijues i procesit pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj si dhe gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në komunikatë.

Ai ka thënë se draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve.

Poashtu, në komunikatë thuhet se u trajtuan dhe marrëveshjet të cilat kanë hasur në pengesa e moszbatueshmëri në proces nga pala serbe, siç janë ajo e energjisë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Kosova u pajtua me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur, pas pranimit nga ana e BE-së të komentit tonë.

Të ngajshme

Sot tentativa e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 maj

Erzana Fazliu

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj