Telenews

Dorëheqje në Këshillin Drejtues tek Spitali i Pejës

Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Arsyet e dorëheqjes sipas njoftimit të spitalit janë “angazhimet në edukimin e vazhdueshëm profesional”.

Në pozitën e drejtorit mjekësor tashmë është emëruar Dr. Gani Rama.

“Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional.

Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Horoskopi për sot

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 30 korrik

Rrezarta Ramaj

Rritet fluksi në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 15 minuta në dy pikëkalime

KushtrimGuraj