Telenews

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

Një fabrikë e metalit në fshatin Osek Hilë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri gjatë së mërkurës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se informata për zjarrin është pranuar rreth orës 16:10.

Sipas saj, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se rasti aktualisht ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në objektin e fabrikës.

Të ngajshme

Kurti i kërkon senatores amerikane që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë –

KushtrimGuraj

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi