Telenews

Doktori kosovar specializon në Klinikën Neurologjike Pediatrike të Shkupit

Doktori i ri kosovar, Haki Jashari me sukses e ka përfunduar sub-specializimin e mjekësisë në drejtimin e Neurologjisë Pediatrike.

Jashari këtë specializim e ka kryer në Klinikën Pediatrike të Shkupit dhe pas përfundimit me sukses të këtij gradimi, ka falenderuar Klinikën e Pediatrisë në Shkup, veçanërisht Prof. Filip Duma dhe gjithë ekipin në departamentin e Neurologjisë Pediatrike, siç ka thënë Jashari për mbështetjen e pakursyer ndaj tij.

Me rastin e këtij specializimi të doktorit kosovar, ai personalisht ka pasur edhe një falenderim të përzemërt për familjen e ngushtë, që thotë se ishin shtylla e tij gjatë gjithë këtij udhëtimi.

Vlen të ceket se Doktori Haki Jashari rrjedh nga një familje doktorësh të profilizuar në lëmi të ndryshme. /Telenews.al/

Të ngajshme

Gabimet e pasdites që pengojnë humbjen e peshës: Çfarë duhet të shmangni?

Valjeta Turkaj

Punë nga shtëpia, orar më fleksibil, Ministria e Shëndetësisë del me masa mbrojtëse për punëtorët – zbatohen nga dita e sotme

Valjeta Turkaj

Miti i pirjes së kafesë në verë, a ndikon keq në shëndetin tonë?

Erzana Fazliu