Telenews

Qeveria merr këtë vendim lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Kurti njofton se regjistrimi parashihet të fillojë nga 5 prilli deri më 17 maj 2024, siç thotë ai “për të zbatuar parimet e Eurostat”, raporton Telenews.al

LEXO EDHE:

Këto janë dy shtetet ku shqiptarët pëlqejnë më shumë të kërkojnë azil

“Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit. Letra informuese të cilën e kam pranuar nga ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit, Avni Kastrati dëshmon se procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë por kësaj radhe është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe që tashmë janë të qartë sa i përket mësimeve që kanë nxjerrur”.

“Nisur nga kjo e në veçanti për shkak të udhëheqjes së re në ASK propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj 2024 për të zbatuar parimet e Eurostat dhe për ti dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, tha Kurti.

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani