Telenews

Ministri Aliu tregon epilogun final për rastin e Nexhat Krasniqit, të sanksionuar nga ShBA-ja

Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës. Baza kryesore ligjore që është përdorur për rastin e tij është Ligji i ri për zyrtarët publikë.

“Dua të ju njoftoj se më datë 3 të kpëtij muaji jemi njoftuar se për z. Krasniqi ka masë nga Departamenti i Shtetit, dhe që nga ajo ditë ne e kemi pezulluar z. Nexhat Krasniqi. Me vendimin e Komisionit Disiplinor, z. Krasniqi është heq nga shërbimi civil. Me datë 20.11.2023, të hënën, është bërë kërkesa nga Komisioni Disiplinor për këtë vendim i cili është marrë sot”, ka thënë sot ministri Aliu.

Aliu është përgjigjur edhe për komentet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë disa ditë më parë se ata të cilët e kanë vendosur Nexhat Krasniqin në atë pozitë, duhet të marrin përgjegjësi.

“Sa i përket deklarimeve të ministres së Drejtësisë, dua të them se ministria e jonë vuan nga sistemi i drejtësisë dhe nga një drejtësi e mirëfilltë. Unë e falënderoj ministren që ka gjetë kohë me na ndihmi në këtë çështje, ndonëse kjo deklaratë ka qenë atë ditë kur ne e kemi marrë vendimin”, ka thënë ai.

Ministri ka thënë se mund të ketë auditim të kontratave të nënshkruara nga Krasniqi.

“Çka do që shpie në një situatë të dyshimtë, ne menjëherë do të kërkojmë auditim”, tha ministri.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 29 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 29 korrik

Rrezarta Ramaj

Kolona në kufi: 2 orë pritje në Muçibabë

KushtrimGuraj