Telenews

Nesër shfaqet Hëna e plotë e korrikut

Hëna e plotë e korrikut, e njohur si “Buck Moon”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, duke ofruar një spektakël të veçantë për adhuruesit e astronomisë.

Fenomeni do të jetë i dukshëm për të gjithë ata që do të kenë qiell të kthjellët. Në disa zona, për shkak të kushteve atmosferike dhe pozicionit të saj pranë horizontit, Hëna mund të marrë nuanca të kuqe ose portokalli.

Sipas ekspertëve, vëzhgimi i hënës së plotë është një mënyrë e mirë për t’u lidhur me natyrën dhe për të kuptuar më mirë fenomenet që ndodhin në hapësirë.

Gjatë vitit 2026 do të ketë gjithsej gjashtë hëna të plota. Pas hënës së korrikut, ato do të shfaqen më 28 gusht, 26 shtator, 26 tetor, 24 nëntor dhe 23 dhjetor. Hënat e plota të nëntorit dhe dhjetorit pritet të jenë superhëna.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 29 Korrik

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për 28 Korrik

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor – 27 Korrik

Rrezarta Ramaj